Aston Martin DBS pa tavan u testua në mot me shi (Foto)

PUBLIKUAR

Makina e ka të njëjtin motor V12 dhe pamjen mahnitëse të paraardhësit, vetëm se nuk e ka pjesë të sipërme

Ka vetëm një gjë që Ferrari 812 Superfast nuk e ka, ndërsa Aston Martin DBS Superlagrera e ka, është mundësia e heqjes së tavanit, transmeton Telegrafi.

Për një kohë të gjatë, dihet se prodhuesi anglez është duke punuar në një Superlaggera të ri. Sa herë që është dhënë mundësia për ta parë, kishte shtresa të mëdha kamuflazhi dhe nuk dukej asnjë element.

Kësaj radhe, spiunët e automobilizmit ia kanë dalë ta fotografojnë teksa testohej nëpër mot me shi.

Sipas të gjitha gjasave, provohej shtresa e butë që mbulon pjesën e sipërme të këtij Aston Martini dhe mundësitë që të jetë sa më e sofistikuar.

Ende nuk ka asnjë të dhënë për lansimin e përafërt të DBS Superlaggera, që do të jetë kundërshtari kryesor i modelit të ri nga Ferrari. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...