Asnjë i vdekur dhe 77 raste të reja me koronavirus në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

Dy raste të tentim vjedhje në Shkolla në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar për dy raste të temtim të vjedhjes në dy shkolla...

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 77 raste pozitive me koronavirus nga 649 testime.

Ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i Zemajt pa ndërhyrje:

Shëndeti riprodhues është një nga objektivat për të tre nivelet e përkujdesjes shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Prandaj, për të plotësuar nevojat e shëndetit riprodhues, në veçanti në QKUK, Klinikën e Gjinekologjisë do të bëhet e mundur shtimi i shërbimeve nga mjekët tanë për shëndetin riprodhues.

Në tryezën e organizuar nga Qendra Evropiane për Çështje të Komuniteteve në kuadër të projektit “Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues-CARES”, theksova se menaxhimi i një sistemi shëndetësor, qoftë edhe gjatë një periudhe si pandemia kërkon fokus në të gjitha segmentet e tij.

Me këtë rast ne jemi të fokusuar që edhe shëndetin riprodhues ta trajtojmë me prioritet dhe në këtë kuptim tashmë jemi duke bërë hapa të rëndësishëm siç është:

• Plotësim ndryshimi i Ligjit për Shëndetësi,

• Ligji për Shëndetin riprodhues dhe

• Ligji për Shërbimet e Fertilizimit të Asistuar,

si dhe jemi duke punuar në hartimin e udhërrëfyesve dhe protokolleve klinike për shëndetin riprodhues.

Ndërsa sot, Kosova po shenon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 77.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...