Askush nuk është i interesuar për limuzinën e bazuar në Tesla Model S (Video)

PUBLIKUAR

Punëtoria Big Limos në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë punimet në zgjerimin dhe shndërrimin në limuzinë të një Tesla Model S.

Vetura që thuhet të jetë 90 për qind gati, është vënë në shitje përmes një platforme në internet, ndërsa nuk ka ende asnjë të interesuar, transmeton Telegrafi.

E tëra që dihet është se kjo makinë elektrike ka një bateri të madhe në dysheme, por që ende nuk i është vënë. Madje, nuk thuhet se çfarë përfshin ky dhjetë për qindësh i punimeve, ku sipas fotografive mendohet se ka të bëjë me punë dore.

Sipas të gjitha gjasave, punëtoria dëshiron ta largojë veturën e blerë për 100 mijë euro, pasi nuk po mund të përfundojë ndryshimet e parashikuara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...