Askush nuk e do Iscon – dëshiron të largohet, por s’ka ku të shkojë!

PUBLIKUAR

Askush nuk e do Iscon. Që nga viti 2013, ai ka bërë 316 paraqitje me Realin, ka shënuar 51 gola.

Isco Alarcon ka vendosur që t’i japë fund aventurës me Real Madridin.

Ai ka bërë vetëm nëntë paraqitje deri më tani këtë edicion dhe sezon pas sezoni po e nxehën më shumë stolin.

Dëshira e tij është që të largohet, por tani për tani s’ka ku të shkojë.

Sipas Jose Luis Sanchez të ‘El Chiringuito’, ai nuk ka marrë ende asnjë ofertë dhe kjo e komplikon largimin e tij në janar.

Isco është pjesë e Real Madridit që nga viti 2013 kur u transferua nga Malaga për 25 milionë euro.

Që nga atëherë, ai ka bërë 316 paraqitje me Realin, ka shënuar 51 gola.

Isco ka fituar 15 trofe me Realin, veçuar katër trofe të UEFA Champions League. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...