ASK: Rritet rreth 5 përqind konsumi i energjisë

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin qershor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

“Gjatë muajit qershor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 454.79 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 340.75 GWh, ose 4,73% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, njofton ASK-ja, raporton RTKlive.

Sipas ASK-së, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 19,6%.

Po ashtu bëhet e ditur se prodhimi i thëngjillit ishte rreth 4.89 mijë ton, ose 17,43% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022)

SHIKO MË SHUMË

Gjenden dhe sekuestrohen 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur, në Gjakovë

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur në një fushë të hapur në Gjakovë. Sipas...

Theret me thikë një person në Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person është therur me thikë të dielën në Pejë. Sipas raportit të policisë,...

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...