ASK: Më shumë energji është konsumuar në nëntor të vitit 2023 sesa në nëntor të vitit 2022

PUBLIKUAR

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin nëntor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se më shumë energji është konsumuar në nëntor të vitit 2023 sesa në nëntor të vitit 2022.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 648.95 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 432.84 GWh ose 5,49% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18,75%”.

“Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.06 mijë ton ose 16,04% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pasqyra e prodhimi, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Nëntor 2023 me Nëntor 2022”, ka thënë ASK-ja./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...