Ashpërsohet debati SHBA – Rusi: SHBA i heqë sanksionet kundër Rusisë, kur të kthejnë Krimenë në Ukrainë

PUBLIKUAR

Sanksionet e SHBA janë të lidhura me Krimenë dhe do të mbeten në fuqi derisa gadishulli nuk kthehet nën kontrollin e Ukrainës.

Këtë e tha ambasadorja e Sheteve të Bashkuara në OKB, në Nikki Haley, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar krizës në lindje të Ukrainës, raporton Sputnjik.

“Krimea është pjesë e Ukrainës. Sanksionet që kemi zbatuar për shkak të Krimesë mbeten në fuqi derisa Rusia t’i kthejë Ukrainës kontrollin e gadishullit”, tha Haley në fjalimin e sa të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Ne duam të përmirësojmë marrëdhëniet me Rusinë,” shtoi Haley, ndërsa pasatj akuzoi Moskën për agresion, okupim dhe ndërhyrje ushtarake. Sipas saj, situata në Ukrainë “kërkon dënimin e veprimeve ruse”.

“Përshkallëzimi i dhunës duhet të ndalet”, tha ambasadorja Haley, duke thënë se Washingtoni mbështet njerëzit e Ukrainës dhe marrëveshjen e Minskut. Sipas mendimit të Hailey, derisa Rusia dhe Republika e Donbas, që ajo i quajti separatist, nuk e respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, kriza në atë vend do të vazhdojë.

Referendumi në Krime dhe në Sevastopol është kryer pas ndërrimit të pushtetit në Ukrainë në shkurt 2014. Bashkimi me Rusinë u mbështet nga 96.77 për qind e popullsisë së Krimesë dhe 95.6 për qind e qytetarëve të Sevastopolit. Rusia më vonë e aneksoi Krimenë duke përdorur forcat e saj ushtarake./GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...