Asambleistet e Lipjanit vizitojnë shoqatën e fëmijeve me autizëm

PUBLIKUAR

Me rastin e 2 prillit, ditës botërore të fëmijëve me autizem, asambleistet e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, kanë vizituar sot në Banullë, shoqatën e fëmijëve me autizëm.

Ato janë pritur nga nënat e fëmijëve autik. Asambleistet e Lipjanit gjatë takimit që kishin me nënat e këtyre fëmijëve, kanë diskutuar për sfidat dhe problemet që fëmijet e prekur me këtë sëmundje përballen çdo ditë.

Me theks të veqant është shprehur nevoja për një lokacion brenda qytetit të Lipjanit, ku këta fëmijë mund të zhvillojnë aktivitetët e tyre ditore.

Ndërkohë asambleistet lipjanase theksuan që së bashku me ekzekutivin e Lipjanit, do të përpiqen të ndihmojnë fëmijet autik në çdo fushë, sidomos në gjetjen e lokacionit për zhvillimin e aktivitetëve të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në rrugën Shtime – Lipjan

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte, në segmentin Shtime – Lipjan. Aksidenti ndodhi...

Vdes zyrtari Policor Enver Zogaj

Ka vdekur zyrtarit policor Enver Zogaj. Me këtë rast Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti...

Vidhet kisha në Lipjan, hajnat marrin 50 euro

Një rast vjedhjeje është raportuar në rrugën “Shën Flori” në Lipjan. Sipas raportit 24-orësh të...