Artikulli mbi Donald Trumpin fiton çmimin “Pulitzer”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Një hetim gazetaresk ndaj premtimeve të Donald Trump për mbështetje të kauzave të bamirësisë gjatë fushatës presidenciale ka fituar çmimin Pulitzer.

“Artikujt e gazetarit të “Washington Post”, David Fahrenthold, krijuan një model të ri gazetarie transparente dhe ngritën dyshime mbi pohimet e bamirësisë të zotit Trump”, deklaroi bordi që i dha çmimin gazetarit, transmeton tch.

Fahrenthold filloi të hetonte pasi Trump premtoi se do të dhuronte 6 milionë dollarë për organizatat e veteranëve ushtarakë dhe zbuloi se, vërtet ky premtim i tij ishte mbajtur, por deklaratat e mëparshme për aktivitetet filantrope të tij ishin ekzagjeruar.

Përmes investigimit të tij, gazetari zbuloi edhe komentet e turpshme të Trump për gratë në një regjistrim të vitit 2005. Pulitzer është çmimi më prestigjoz në gazetarinë amerikane.

Fitues të tjerë të çmimit Pulitzer ishin gazetarë të mediave “The New York Daily News” dhe “ProPublika”, një platformë online e specializuar në gazetari investigative, që zbuloi abuzimet e policisë ndaj komuniteteve të varfëra dhe minoriteteve etnike, të cilat u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...