Artikujt ushqimorë që freskojnë frymëmarrjen: Neutralizojnë madje edhe aromën e hudhrës!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Kjo perime e shëndetshme gjellën e bën më pikante, mirëpo prania e saj në organizëm është burim i aromës së pakëndshme, e cila përhapet në ambientin përreth

Ngrënia e bollshme e hudhrës ndikon shkëlqyeshëm në shëndetin tuaj, mirëpo mund t’ju shkaktojë një sërë situatash të pakëndshme, për shkak të aromës së fuqishme e cila përhapet gjithandej përreth jush, transmeton Telegrafi.

Prandaj po ju japim listën e artikujve që mund ta eliminojnë aromën e pakëndshme të hudhrës nga goja juaj.

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar se cilët artikuj mund të eliminojnë aromën e pakëndshme të hudhrës nga goja juaj.

Ata konstatojnë që mollët, lëngu i limonit dhe çaji i mentës janë posaçërisht të efektshëm.

Çaji i gjelbër, majdanozi dhe spinaqi gjithashtu mund t’ju ndihmojnë, gjykuar sipas hulumtimit.

Njëri nga bashkimet në hudhër (allyl methyl sulfide) nuk mund të zbërthehet gjatë tretjes, gjë që çon deri te lirimi i saj nëpërmjet erës së gojës dhe djersës.

Nga të gjithë artikujt të cilët i kanë studiuar shkencëtarët, molla ishte posaçërisht efikase, ndërkaq shkencëtarët konsiderojnë që ajo ka cilësi dezodoranti, i cili vret aromën e pakëndshme.

Qumështi gjithashtu është jashtëzakonisht i efektshëm kur është fjala për “zvogëlimin e konsiderueshëm” të përqendrimit të kimikateve, të cilat i japin hudhrës aromën e saj afatgjatë, të cilën të gjithë përpiqemi ta shmangim

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...