Arsyeja përse nuk jeni majtak

PUBLIKUAR

Megjithatë, konsensusi i përgjithshëm ka të bëjë me predispozitat biologjike dhe gjenetike.

Teoria konfirmon që natyra evolutive e seleksionimit ka çuar deri në zhvillimin e të folurit në hemisferën e majtë të trurit, transmeton Telegrafi.

Kjo është ana e cila kontrollon dorën e djathtë, ndërkaq me kalimin e kohës ka çuar deri aty që numri më i madh i njerëzve përdorë dorën e djathtë.

Mirëpo, hulumtimi i ri ka arritur deri te zbulimi i ri mbi prejardhjen e përdorimit të dorës së majtë.

Arsyeja e cila përcakton se cilën dorë e përdorim, sipas këtij hulumtimi, nuk gjendet në tru, por në palcën kurrizore.

Ky është konkludim deri te i cili ka arritur dr. Sebastian Ocklenburg i cili me ekipin e tij ka konstatuar që aktiviteti i gjeneve në palcën kurrizore është asimetrik që në mitër.

Ekipi gjithashtu ka zbuluar që faktorët e jashtëm nxisin simetrinë, gjë që ndikon te bebja derisa është në mitër.

Këta faktorë mund të ndryshojnë interaksionin e enzimave përreth bebes dhe kështu ndikojnë në zhvillimin e gjeneve të saj – dhe në atë se a do të jetë ajo majtake apo djathtake.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...