Arsenali ia ofron Willianin falas Milanit

PUBLIKUAR

Milanit i është dhënë mundësia ta marrë falas të padëshiruarin e Arsenalit, Willian, por kuqezinjtë do ta afrojnë brazilianin vetëm nëse iu dështojnë synimet primare.

Arsenali është duke bërë përpjekje ta larojë Willianin para se të mbyllet afati kalimtar i kësaj vere, pasi braziliani dështoi plotësisht në Emirates, raporton Gazeta Express.

Sipas RMC Sport, Arsenali ia ka ofruar mundësinë Milanit ta marrë Willianin falas dhe drejtori sportiv Paolo Maldini është përgjigjur pozitivisht.

Willian ka ofertë nga Corinthians, por klubi brazilian nuk është në gjendje ta përballojë as gjysmë e pagës së tij të lartë dhe po ashtu Willian dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë.

Arsenali është aq i etur ta largojë atë saqë është i gatshëm ta lejojë të ikën falas, edhe pse ai ka kontratë deri në vitin 2023.

Willian është lojtar të mund të luajë në disa pozita në sulm, djathtas, majtas apo edhe pas sulmuesit kryesor. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...