Arsenali, i hapur për shitjen e Aubameyangut

PUBLIKUAR

“Gunners” janë të hapur për shitjen e futbollistit gabonez nëse arrin ndonjë ofertë serioze në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës

Arsenali është i gatshëm ta shesë Pierre-Emerick Aubameyangun. Por, klubi anglez do ta bënte një gjë të tillë vetëm nëse i arrin ndonjë ofertë serioze për lojtarin. Sulmuesi gabonez ishte qendër e spekulimeve për largim nga Londra gjatë kësaj vere.

Thuhej se interesim për të kishte shfaqur Barcelona, njofton mediumi britanik “Independent”, përcjell “Gazeta Express”. Tash, nëse arrin një ofertë e parezistueshme dhe e parefuzueshme në ditët e fundit të afatit kalimtar, “Gunners” do ta shesin lojtarin.

Aubameyang e ka shprehur pakënaqësinë e uljes së rrogës në “Emirates Stadium”. Prandaj, ish-futbollisti i Borussia Dortmundit është i gatshëm për një eksperiencë të re në karrierë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...