Arsenali e mposht Newcastle Unitedin

PUBLIKUAR

Arsenali e ka mposhtur me lehtësi 2:0 Newcastle Unitedin, me shpresë se kjo fitore do t’ia rrisë vetëbesimin para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Villarrealit në Ligën e Evropës.

Mohamed Elneny e shënoi golin e tij të parë në Premierligë për Arsenalin, para se Pierre-Emerick Aubameyang ta shënonte golin e parë që prej 3 prillit për t’i siguruar pikët e plota në pjesën e dytë, transmeton Gazeta Express.

Arsenali, që me Villarrealit përballet të enjten, e kalon Aston Villën në tabelën e Premierligës dhe tani renditet në vendin e nëntë.

Skuadra e Mikel Artetës e humbi 2:1 ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës në udhëtim në mesjavë.

Por do të shpresojë se fitorja e sotme kundër Newcastle do t’ia rrisë vetëbesimin për ndeshjen e kthimit në Londër.

Ndërkohë, Newcastle, vijon të jetë në vendin e 17-të, por është shumë pranë ta sigurojë mbijetesën në Premierligë, pasi i ka nëntë pikë më shumë se vendi i 18-të, katër ndeshje deri në përfundim të sezonit./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...