Arrin Peugeoti i ri 408, gjenerata e tretë që do të fillojë të shitet në Kinë

PUBLIKUAR

Peugeot me një “tejzer” ka konfirmuar se së shpejti në Kinë do të prezantojë gjeneratën e tretë të modelit 408.

Më saktësisht bëhet fjalë për limuzinën e versionit 308, por që tani bazohet në gjeneratën më të re, transmeton Telegrafi.

Peugeot 408 i ri nga qershori do të shitet vetëm në Kinë, pavarësisht se akoma nuk dihet me çfarë motorë.

Modeli aktual është në dispozicion me motorët 1.2 dhe 1.6 turbo-benzinë (me 136 përkatësisht 170 kuaj-fuqi), e në paletën e ofertës është edhe ndërruesi automatik me gjashtë shpejtësi.

Nuk dihen as dimensionet e 408-ës së re, por besohet se do të jetë sikurse modeli aktual – i gjatë 4750 mm, 1820 i gjerë dhe 1488 mm i lartë.

Në ndërkohë, media të caktuara kineze kanë publikuar një sërë fotografish të 408-it të ri, përfshirë një ku shihet brendësia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...