Arrijnë në 6 miliardë depozitat e kosovarëve në banka

PUBLIKUAR

Fiks 6 miliardë euro kanë kosovarët të depozituara nëpër bankat komerciale vendore.

Kështu thonë të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin shkurt të 2024-ës, derisa theksohet se rritja është prej 12.3 milionë euro, ose 0.2 përqind, krahasuar me muajin paraprak, transmeton KlanKosova.tv.

“Nga vlera e akumuluar e depozitave të klientëve rreth 26.6% janë të afatizuara. Sipas sektorëve, ekonomitë familjare dominojnë me rreth 67.5% të gjithsej vlerës së depozitave (rreth 4.1 miliardë euro)”, thuhet në raport.

Vlera e depozitave të rejanë muajin shkurt 2024 ishte 78.7 milionë euro, derisa norma mesatare e interesit ishte 2.89% (në janar 2024 ka qenë 2.74%).

Ndërkaq, për muajin e njëjtë, vlera e kredive bruto ka qenë 4.95 miliardë.

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...