Arrihet marrëveshja, Xhaka në Romë

PUBLIKUAR

Pas një vere të gjatë, duket se Granit Xhaka do të përfundojë aty ku është përfolur më së shumti gjatë “Euro 2020”, në Romë.

Sipas “forzaroma.info”, klubet tashmë kanë arritur marrëveshje, dhe pritet vetëm konfirmimi zyrtar.

Arsenali kërkonte 20 milionë euro, por marrëveshja raportohet të jetë arritur për 15 milionë euro plus 2.5 milionë bonuse.

Xhaka nga ana tjetër do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare dhe do të fitojë 2.5 milionë euro në sezon te Roma.

Ai ka qenë dëshira e madhe e Jose Mourinhos dhe portugezi s’do të jetë i qetë derisa ta ketë zyrtarisht mesfushorin shqiptar pjesë të skuadrës së tij. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...