Arrihet marrëveshja mes Interit dhe Lautaros

PUBLIKUAR

Lautaro Martinez ka arritur marrëveshje me Interit dhe pritet ta nënshkruajë ujdinë e re menjëherë pas ndeshjeve të kombëtarëve këtë muaj.

Drejtuesit e Interit dhe përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas mbajtën bisedime të gjata për ta arritur një marrëveshje për kontratën e re, raporton Gazeta Express.

Besohet se Lautaro do t’i fitojë 6 milionë euro në vit, pa përfshirë bonuset, në marrëveshjen e re të cilën do ta nënshkruajë sapo të kthehet në klub nga kombëtarja.

Raportohet po ashtu se ai është pajtuar që ta heqë klauzolën e lirimit të tij në vlerë 111 milionë euro nga marrëveshja e kaluar.

24-vjeçari, i cili iu bashkua Interit nga Racing Club, pritet të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025.

Lautaro i ka zhvilluar 133 ndeshje për Interit, duke i realizuar 50 gola dhe i ndihmoi klubit ta fitojë titullin në Serie A sezonin e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...