Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, ndërpresin bombardimet

PUBLIKUAR

Izraeli dhe Hamasi do të ndërpresin bombardimet përtej kufirit të Rripit të Gazës prej orës 2 të mëngjesit, konfirmon një zyrtar i Hamasit.

Raportimi erdhi një ditë pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden, i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu një gjë të tillë.

Një zyrtar i Hamasit i tha Reutersit se armëpushimi do të jetë “i ndërsjellë dhe i njëkohshëm”.

Media izraelite njoftoi se kabineti i sigurisë i kryeministrit Benjamin Netanyahu miratoi armëpushimin për Reuters.

Kujtojmë se që nga fillimi i luftimeve më 10 maj, zyrtarët shëndetësorë në Gaza thonë se 232 palestinezë, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra, janë vrarë dhe më shumë se 1,900 janë plagosur në bombardimet ajrore.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...