Arrestohet personi që shantazhoi ish-të dashurën, Prokuroria jep detaje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...
Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka arrestuar mashkullin F.F, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Shantazhi’’, duke e kërcënuar një femër.

Sipas prokurorisë, i lartcekuri, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, përmes telefonit ka shantazhuar ish të dashurën e tij – A.A, duke i kërkuar që të i’a sigurojë 1200 euro, ose në të kundërtën do të i’a publikonte fotografitë intime, në rrjete sociale dhe tek familjarët e saj.

Me këto veprime i njëjti ka cenuar nderin dhe autoritetin e të dëmtuarës, transmeton Indeksonline.

Prokuroria, menjëherë pas njoftimit të këtij rastit nga Stacioni Policor në Gjilan, ndaj të dyshuarit, ka lëshuar Aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Gjithashtu, Prokuroria ndaj të dyshuarit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, ka paraqitur aktvendimin mbi fillimin e hetimeve dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, asgjësimit të provave, rreziku i ndikimit te e dëmtuara dhe dëshmitarët, si dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...