Arrestohet “personi kyç” në vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, kishte përdorur aplikacionin për kodimin e porosive

PUBLIKUAR

Organet e sigurisë në Turqi kanë arrestuar një burrë i cili kishte “rolin kyç” në vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, shkruan e përditshmja turke “Daily Sabah”.

I dyshuari i cili është identifikuar me inicialet V.K.A, është arrestuar për herë të dytë për rolin e tij që e kishte pasur në vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2016, transmeton Telegrafi.

Ai më parë ishte arrestuar për shkak të lidhje me organizatën e Fetullah Gulenit i cili që nga viti 1999 gjendet në SHBA, por që të cilin Turqia e akuzon për organizimin e puçit në Turqi gjatë vitit 2016.

Hetuesit kanë njoftuar se i dyshuari kishte përdorur aplikacionin “ByLock” që kodon porositë, dhe që sipas hetuesve, kjo organizatë e kishte përdorur të njëjtin që tentim puçit në Turqi.

Ambasadori rus në Turqi ishte qëlluar për vdekje gjatë një fjalimi të mbajtur me rastin e hapjes së ekspozitës në Ankara, kurse policia kishte njoftuar se sulmuesi Mevlut Mert Altintas që ishte me profesion polic ishte vrarë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...