Arrestohet një serb në pikën kufitare në Jarinjë, në pronën e tij gjendet një armë e sasi municioni

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha në një konferencë për media se sot në pikën kufitare në Jarinjë është arrestuar një person, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij është gjetur një armë e sasi municioni.

Ai tha se mbetet për t’u parë nëse aktiviteti i këtij personi lidhet me sulmin e para një jave, raporton Gazeta Express.

“Ka ndodhur arrestim në Jarinjë. Po ashtu policia ka kryer bastisje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe sasi municioni. Është në proces. Besoj se i dyshuari do të shkojë në paraburgim për 48 orë. Do të shihet historia e tij e mundshme me sulmin e 24 shtatorit”,tha Hoxha.

Për këtë arrestim reagoi parprakisht Lista Serbe dhe e ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, duke e quajtur arrestimin persekutim ndaj serbëve.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...