Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

PUBLIKUAR

Me datën 27.12.2022 rreth orës 10:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin SH.A (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkak i mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, kishte shkaktuar dhunë psiçike ndaj bashkëshortes së tij A.A ( F/K) e moshës 19 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje “.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohen tre persona, Policia: Me forcë i grabitën para e një telefon shtetases së huaj në Pejë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë hyrë në banesën e një shtetasejse...

Kërcënohet ish- gazetarja dhe aktivistja feministe Anita Nikaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës (RrGGK)...

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...