Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur substancë narkotike një femre kosovare, raporton LipjaniNews.
Raporti plotë nga Policia:
Lipjan, 24.02.2022 – 21:00.
Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shitur substancë narkotike një femre kosovare.
Janë intervistuar palët dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


