Policia gjermane njoftoi dje se e ka arrestuar një 21-vjeçar nën dyshimin se po planifikonte sulm terrorist, si dhe e kanë lidhur rastin e tij me atë të një të dyshuarit tjetër të arrestuar në Vjenë.
Forcat speciale të policisë e arrestuan atë bashkë me një grua të shtunën gjatë një bastisje në një banesë në perëndim të qytetit Neuss, ka thënë një zëdhënës i Zyrës për Hetime Penale, transmeton Express.
Gruaja e arrestuar, e identifikuar nga mediat gjermane si bashkëshortja e 21-vjeçarit, është liruar.
I arrestuari po planifikonte sulm me bombë ndaj policisë dhe ushtarëve. I dyshuari bashkë me të arrestuarin në Austri kishin eksperimentuar me materiale për të krijuar eksplozive në banesën në Neuss


