Arrestohet një person i kërkuar për veprën penale ‘falsifikim i parasë’

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar shtetasin I. S. lindur vitin (1981).

Me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë është kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në vuajtje të dënimit prej 15 muajve në Burgun e Dubravës.

Personi i arrestuar ishte dënuar nga Gjykata Themelore Pejë, për shkak se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i parasë’ nga neni 302, i K.P.R.K-se.

I njëjti sot menjëherë dërgohet nga Policia për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të publikuar gjer më tani përmes mediave me foto dhe shënime tjera, të lajmërojë Policinë e Kosovës

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...