Një person me nënshtetësi jordaneze është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se i njëjti sulmoi seksualisht një femër
Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më datë 25 maj në Lipjan.
Lidhur me rastin, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


