Arrestohet kritiku turko-gjerman i Erdoganit

PUBLIKUAR

Një shkrimtar turko-gjerman, i cili është kritik i njohur i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është arrestuar në Spanjë.

Dogan Akhanli, i cili ka shkruar gjerësisht për të drejtat e njeriut në Turqi, u arrestuar në bazë të një kërkese nga autoritetet turke në qytetin Granada, transmeton Express.

Deputeti i të Gjelbërve në Gjermani, Volker Beck, ka thënë se arrestimi i tij ishte i motivuar politikisht dhe se ai ka kërkuar që Akhanli të mos ekstradohet në Turqi.

Nuk është e qartë se në çfarë bazash u lëshua urdhër arresti për të.

Beck ka theksuar se kjo tregon se presidenti Erdogan është i përgatitur ta shtrijë pushtetin e vet përtej kufijve të vendit të vet, në mënyrë që t’i frikësojë dhe përndjekë kritikët e vet nëpër botë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...