Arrestohet i dyshuari në Gjilan për organizimim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

PUBLIKUAR

Sot në Gjilan është arrestuar një i dyshuar për ‘organizimi të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm‘.

Sot më, 16.09.2021, zyrtarë policorë në Gjilan, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, kanë hasur në një bastore ilegale.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij janë kontrolluar lokali dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar I. G., (1969) me banim në Gjilan.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për të luajtur lojëra të fatit nga klientët e kësaj bastore ilegale.

Me vendim të lëshuar nga prokurori i shtetit, të dyshuarit  i caktohet masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në komunikatën e PK-së.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...