Arrestohet burri nga Obiliqi pasi u paraqit si polic duke ndaluar veturat në autostradë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve të bëra publike përmes rrjeteve sociale dhe disa portaleve, ku në një video-je shihet një automjet me një person të dyshuar duke  përdorur aplikacione të ndryshme në telefon, me drita kinse vezulluese dhe duke  i ndaluar veturat civile  në autostradë, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore.

Siç njofton policia, transmeton Express, personi i cili ka postuar videon në fjalë është identifikuar dhe i njëjti është sjellë në stacionin policor Obiliq dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, pasi që ai gjatë asaj ngjarje në videon e publikuar, ishte prezantuar si zyrtar policor.

Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave nga njësia e hetimeve është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti “Prezantim i rremë si person zyrtar”, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për dyzet e tetë (48) orë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...