Policia e Shkodrës ka mundur të arrestojë autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin verior.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Dedë Guri, ndërsa shtetasi plagosur Fatmir Zyla ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shkruan Lapsi.al.
Nga informacionet e para raportohet për një konflikt të çastit me tyre, i cili ka degraduar deri në plagosje me armë zjarri.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes


