Arrestohen tre të mitur që rrahën një 14 vjeçar

PUBLIKUAR

Dje rreth orës 11:00, policia  ka marrë informacionin se në Lipjan, saktësisht në korridorin e një shkolle, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave(nxënësve).

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit  si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast Lëndim trupor, ku  gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar viktima, B. B, mashkull, 14 vjeç.

Pak minuta pas raportimit të rastit  policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre  persona: M. B, mashkull, 14 vjeç, P. B, mashkull, 15 vjeç, dhe M. M, mashkull, 14 vjeç, për të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë.

Ndaj të dy të dyshuarve pas marrjes së autorizimit nga ana e  Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që i dyshuari i tretë, M.M, me rekomandim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Mungesa e punëtorëve teknikë në mbarëvajtje të procesit, ankohet drejtori i shkollës në Lipjan

Në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan drejtori i shkollës, Driton Sadiku ka ngritur shqetësim...

Dy persona arratisen nga Qendra Korrektuese në Lipjan, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Dy persona të privuar nga liria janë arratisur mbrëmjen e së martës nga Qendra...

Bedri Hamza në Lipjan: Ndryshimi nuk mund të presë më, qytetarët po e kërkojnë tani

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka mbajtur një tubim me qytetarët...