Arrestohen tre persona në Prizren

PUBLIKUAR

Policia Rajonale e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se rreth orës 01:00 të mesnatës, në një pikë kontrolli në rrugën “Adem Jashari”, policia e ka ndaluar një automjet të llojit BMË me targa të huaja është gjetur një pistoletë e llojit ‘Grizzly’ me dy fishekë në karikator, njofton Gazeta Express.

Tre të dyshuar janë shoqëruar deri në stacion ndërsa  i katërti ka ikur në drejtim  të panjohur por i njohur për policinë.

Gjatë kontrollit të detajuar në portofolin e njërit nga të dyshuarit janë gjetur dy bankënota në vlerë secila prej 200 eurove pa numër serik që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që dy të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit. Ndërsa hetuesit po punojnë për arrestimin e të dyshuarit të katërt.

 

SHIKO MË SHUMË

Gjini: Aleanca s’e voton kandidatin Sejdiu për president

Kryetari i Aleancës Ardian Gjini, ka folur për qëndrimin e partisë së tij lidhur...

Shtyhet seanca ndaj Endrit Nikës, kërkon ndërrimin e përkthyesit

Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Endrit Nika është shtyrë me kërkesë të vetë të...

Latifi: Mjetet publike s’janë të një partie politike, qytetari s’duhet të dënohet për mënyrën se si ka votuar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi tha se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje po i diskriminon...