Arrestohen tre hajna në Ferizaj

PUBLIKUAR

Zyra e Rajonit të Policisë në Ferizaj bën të ditur se pas punës së suksesshme operative në teren, hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, dje kanë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë ”.

“Rasti ka ndodhur me  21.10.2016 rreth orës 22:10 minuta në fshatin Greme, ku të dyshuarit,  G.A. (m/ sh/k  19 vjeç) ,A.A.(m/sh/k 23 vjeç)dhe i mituri A.A.17 vjeç, kan hy në shtëpinë e viktimës D.K. dhe kan vjedhur 47.000  euro si dhe stoli ari në vlerë 2.000 euro. Ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetuesit policor tek i dyshuari G.A. kan gjetur dhe konfiskuar  një pjesë e parave të vjedhura,ndërsa po vazhdojnë hetimet deri në kompletimin e rastit.” thuhet në komunikatë.

Policia njofton më tej se të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale, kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarve G.A. dhe A.A.  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit A.A. ndalim policor për 24 orë/Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...