Arrestohen rrëmbyesit në Ferizaj

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

1 mijë e 381 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 381 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në...

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot...
download
Janë arrestuar dy të dyshuar në Ferizaj, pasi që të njëjtit kanë mbajtur të mbyllur pa dëshirën e tij viktimën mashkull për disa ditë, duke e maltretuar fizikisht. Të dyshuarit kanë kërkuar shuma të mëdha parash nga familjarët e viktimës për ta liruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
“Lidhur me rastin, policia përmes rrugëve operative ka ardhur deri te kjo informatë dhe menjëherë kanë filluar përgatitjet operative-taktike duke identifikuar lokacionin se ku gjendet viktima, operacion ky i përfunduar me sukses , i cili ka rezultuar me lirimin e viktimës si dhe arrestimin e të dyshuarve. Të gjitha veprimet policore gjatë gjithë kohës kanë qenë të koordinuara me Gjykatësin e Procedurës Paraprake dhe me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi.
Policia bën të ditur se gjatë intervistimit, viktima K.K. 64 vjeç, shtetas i Turqisë, ka deklaruar se personat e dyshuar e kishin rrëmbyer ditë më parë dhe e kishin vendosur në një banesë kundër dëshirës së tij.”Të dyshuarit kishin kërkuar shuma të mëdha parash nga familja e viktimës në Turqi për lirimin e tij. Viktima gjatë kësaj kohe ishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga të dyshuarit dhe menjëherë i është ofruar ndihma mjekësore”, ka thënë Gashi.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...