Agjentët federalë të SHBA’së për Emigracion kanë arrestuar qindra emigrantë pa dokumente në të paktën gjashtë shtete gjatë kësaj jave. Këto arrestime zyrtarët i quajtën “veprime rutinë”.
Raportimet për bastisjen e emigrantëve këtë javë kanë ngjallur shqetësim midis avokatëve të emigracionit dhe familjeve, pas urdhrave ekzekutiv të presidentit Donald trump, i cili ua ndaloi refugjatëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, hyrjen në SHBA, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.
“Zbatimi i këtij urdhri po bëhet në Atlanta, New York, Chicago, Los Angeles dhe zonat përreth”, ka thënë drejtori i zyrës së Emigracionit dhe Doganave në Los Angeles, David Marin.
Agjencia nuk ka nxjerrë numrin e saktë të të burgosurve.


