Arrestohen një i dyshuar, sekuestrohen tri thika dhe dy copë fishek

PUBLIKUAR

 

Prishtinë, 04 prill 2023 – Sot nga zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi si rezultat i ndërmarrjes së një operacioni bastisjeje në rrugën “Rrahman Bahtiri” në Prishtinë, me ç’ rast policia gjeti dhe sekuestroj tri thika, dy copë fishek, si dhe gjësende të tjera.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari;

​​A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...