Arrestohen katër persona, Policia tregon se çka sekuestroi

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Peje, Stacionet Policore në Klinë dhe Deçan, gjatë aktiviteteve Policore kanë bastisur disa lokale në disa lokacione në zonat e tyre të përgjegjësisë me  ç‘rast tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion”.

Të arrestuarit janë: S. G. i lindur me 1990; V. O. i lindur me 1986; A. SH. i lindur me 1976; E. D. i lindur me 2002.

Policia ka treguar edhe se çka ka sekuestruar:

“Një (1) revole M-57 cal 7.62 mm; Një (1) karikator; Shtatë (7) copë fishek caliber 7.62×25 mm; Një (1) revole EKOL cal 7.65 mm;Një karikator; Dy (2) copë fishek cal 7.65 mm; Një (1) Pistolet TT cal  7.62 mm; Një (1) karikator; Tetë copë fishek 7.62x25mm; Një (1) karikato; Shtatëmbëdhjetë (17) copë fishek 12 GA; Tre (3) copë fishek  cal. 308 PPUËin; Një (1) revole, caliber 9 mm pa numër serik; Një (1) karikator; Pesë (5) fishek Caliber 9×19 mm.”

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër tё Prokurorit tё shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...