Mediat turke raportojnë se njësiti kundër-terrorizëm i policisë turke i ka arrestuar dy anëtarë të partisë politike pro-kurde, pas sulmeve vdekjeprurëse në Stamboll.
Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” raporton se dy ligjvënës të Partisë Demokratike të Popullit janë dërguar në paraburgim në kryeqytetin turk, Ankara, transmeton Express.
Forcat turke të sigurisë janë duke arrestuar shumë zyrtarë të kësaj partie pas sulmit me bomba të shtunën në Stamboll, ku u vranë 44 persona dhe u plagosen 149 të tjerë.


