Arrestohen dy persona të dyshuar në Gjilan dhe konfiskohet marihuanë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.

Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar: D. K. lindur me 1995 m/sh/k dhe F. J. lindur me 1991 m/sh/k.

Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Substanca e gjetur narkotike e llojit marihuanë ka rezultuar të jetë me peshë totale 968.3 gramë.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...