Arrestohen dy persona në Lipjan, sekuestrohet një armë dhe substanca narkotike

PUBLIKUAR

Policia ka pranuar një informatë se në një pompë derivatesh nga dy persona rë dyshuar po kryhet shit-blerje e substancave narkotike.

Ata pas kësaj kanë arrestuar dy persona si dhe kanë gjetur dhe sekuestruar një armë dhe një sasi të substancës narkotike, përcjell Klankosova.tv.

“Ka qenë reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve të stacionit të Lipjanit, ai që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar si dhe  gjetjen e sekuestrimin e një arme dhe  një sasie të substancës narkotike etj”.

“Ndaj personave të arrestuar është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i armës dhe blerje posedim   dhe shpërndarje e substancave narkotike, psikotrope ose analoge. Me aktvendim mbi ndalimin  të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...