Arrestohen 700 persona brenda ditës në Turqi, ndihmonin njeri-tjetrin me para, ushqime dhe veshje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Më shumë se 700 persona u arrestuan një ditë më parë në 81 rrethe të Turqisë pas një urdhri të ministrit të Brendshëm Suleyman Soylu.

Sipas asaj që ai tha në konferencë për shtyp, 704 personat janë arrestuar pasi kanë ndihmuar financiarisht njeri-tjetrin ose kanë pranuar ndihma financiare nga jashtë Turqisë prej të afërmve apo të njohurve.

Bëhet fjalë për familje me fëmijë, prindërit e të cilëve kanë humbur punën për shkak të disa urdhrave të nxjerra nga qeveria pas korrikut të vitit 2015. Urdhrat në fjalë pezullojnë numrin e sigurimit të mijëra turqve, të cilët tashmë nuk mund të gjejnë dot punë askund tjetër duke u lënë në mëshirë të fatit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nisur nga situata e krijuar, familjet në fjalë ndihmoheshin nga jashtë shtetit prej të afërmve ose të njohurve, të cilët u nisnin në mënyrë periodike para dhe ndihma materiale si ushqime apo veshje. Mirëpo, kjo është konsideruar e paligjshme nga policia turke, e cila ka kryer arrestimet.

Soylu tha në deklaratën e tij se 704 personat e arrestuar i përkisnin lëvizjes Gylen të shpallur armiq nga qeveria turke duke u përndjekur brenda dhe jashtë vendit

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...