Arrestohen 4 përsona tek udhëkryqi i Janjevës, kapen 56 kg marihuanë, një pistoletë, 18 fishekë, 11 telefona, 123.960 lekë dhe 635 EUR

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka njoftuar se tek udhëkryqi i Janjevës Lipjan në ora 20:00 në vazhdën e hetimit të rastit janë arrestuar 4 (katër) meshkuj: 3 (tre) shqiptarë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një K/Shqiptar.

Me urdhër të gjyqtares kujdestare është kryer një kontroll i cili ka rezultuar me konfiskimin-sekuestrimin në cilësinë e provave materiale: 53 (pesëdhjetë e tri) pako najloni të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 56 (pesëdhjetë e gjashtë) kg, një armë e zezë e tipit pistoletë me municion me gas, pa numër serik, një karikator me 18 (tetëmbëdhjetë) fishekë, 6 (gjashtë) automjete, 11 (njëmbëdhjetë) telefona, para 123.960 lekë shqiptare dhe 635 €.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...