Arratisje nga qendra e paraburgimit në Lipjan

PUBLIKUAR

Një i dyshuar për grabitje është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Personi me inicialet L.B., të premten rreth orës 11:00, ka arritur ti përvidhet personelit të qendrës dhe të kalojë rrethojat, duke tentuar kështu ti shmanget drejtësisë.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar, Sokol Zogaj, Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zogaj ka treguar se policia është njoftuar menjëherë dhe po bënë kërkime me të gjitha njësitet në afërsi të zonës ku gjendet qendra e paraburgimit, pasi që dyshimet janë se i arratisuri gjendet diku afër.

Kjo është hera e parë që dikush është arratisur nga qendra e paraburgimit në Lipjan prejse funksionon ajo

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...