Arnautovic e shau me nënë dhe përdori fyerje raciste ndaj yllit shqiptar të Maqedonisë së Veriut

PUBLIKUAR

Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, dyshohet se përdori fyerje raciste ndaj një futbollist shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Kampionatit Evropian 2020 të dielën.

Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë, raporton Gazeta Express.

 

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol.

Besohet se Arnautovic, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Egzon Bejtulahit, të cilin e shau pasi shënoi gol.

U desh ndërhyrja e kapitenit David Alaba për ta qetësuar 32-vjeçarin gjatë festimit të tij fyes dhe racist.

Sulmuesi i Shanghai Port në Superligën e Kinës erdhi nga stoli për ta shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e maqedonasve për ta shënuar golin që e vulosi fitoren e parë të austriakëve në Euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...