Argjentinë: Prokurori nuk ka bërë vetëvrasje, por është vrarë

PUBLIKUAR

Një gjyqtar në Argjentinë thotë se prokurori i cili ishte gjetur i vdekur vetëm disa ditë pasi e kishte akuzuar ish-presidenten, Cristina Fernandez, për fshehjen e rolit të Iranit në rastin e sulmit me bomba në një qendër hebreje në vitin 1994, ishte vrarë.

Prokurori, Alberto Nisman, ishte gjetur i vdekur me të shtëna në kokë, vetëm disa orë para se të paraqitej në Kongres për të dhënë detaje lidhur me akuzat kundër ish-presidentes Fernandez.

Cristina Fernandez dhe të tjerët kishin sugjeruar se prokurori Nismani kishte bërë vetëvrasje.

Në raportin prej 656 faqeve të publikuar dje, gjyqtari Julian Ercolini, tha se ka prova të mjaftueshme për të konkluduar se goditjet në kokë, të cilat kishin shkaktuar vdekje në janar të vitit 2015, nuk ishin të vetshkaktuara.

Kjo është hera e parë që një gjyqtar për këtë rast thotë se ishte vrasje. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...