Arabia Saudite emërton për herë të parë një femër si ambasadore në Shtetet e Bashkuara

PUBLIKUAR

Arabia Saudite e ka caktuar një princeshë si femrën e parë ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sfida e saj do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve mes dy shteteve pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Princesha Reema bint Bandar do ta zëvendësojë në këtë pozitë princin Khalid bin Salman, i cili është vëllai i vogël i princit në pushtet. Ai tashmë është caktuar zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa lajmin për këtë ndryshim në diplomacinë saudite e kanë bërë të ditur mediet shtetërore të Arabisë Saudite.

Ambasadorja e re do të përballet me qëndrimet armiqësore të ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin masa kundër Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit Khashoggi dhe dyshimeve se princi Mohammed bin Salman është personalisht përgjegjës për këtë krim.

“Zgjedhja e një përfaqësueseje të re diplomatike paraqet përpjekje të Riadit për t’i freskuar marrëdhëniet me Uashingtonit, ndonëse kjo gjë nuk do të arrihet lehtë, të paktën me Kongresin”, ka thënë Kristian Ulrichsen nga Instituti “Baker”, shruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...