Apple iPhone 15 Pro do të vjen në treg pa portin e kartelës fizike SIM?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Apple ka zbuluar linjën e re të iPhone 13 gjatë shtatorit, e iPhone 14 është me muaj larg lansimit, por thashethemet lidhur me iPhone 15 tashmë kanë filluar të qarkullojnë në internet, ku thuhet se Apple do të largoj kartelën fizike SIM në serinë e iPhone 15 gjatë vitit 2023.

Këto thashetheme qarkullojnë pasi bllogu brazilian Blog do iPhone, raportoi se në vitin 2023 modelet Pro (iPhone 15 Pro) nuk do të ketë port për kartelë fizike SIM dhe se gjithçka do të mundësohet përmes lidhje me teknologjinë eSIM, transmeton Telegrafi.

Burime të këtij bllogu pretendojnë se këta iPhone do të kenë përkrahje për dy eSIM, duke lejuar përdoruesit të kenë dy linja telefonike të njëjtën kohë. Megjithatë mbetet e paqartë nëse modelet jo Pro do të varen gjithashtu nga teknologjia eSIM, apo do të vazhdojnë me përdorimin e porteve për kartela fizike SIM.

Planet e Apple për largimin e porteve për kartelat SIM nuk do të ishin ndonjë befasi e madhe, pasi gjiganti amerikan prej kohësh është zotuar se do të largoj të gjithë portet në iPhone, kështu ai i kartelës SIM është hapi i radhës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...