Apeli i Merkelit pas rekordit të rasteve me Covid-19: Rrini në shtëpi, udhëtoni minimalisht

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, të shtunën u ka bërë thirrje gjermanëve që t’i pakësojnë kontaktet sociale dhe udhëtimet t’i mbajnë në nivel minimal pas rekordit të rasteve ditore të koronavirusit.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar daljen e përhapjes së virusit nga kontrolli. Secila ditë vlen”, tha kancelarja gjermane përmes fjalimit të përjavshëm.

Ndonëse Gjermania zakonisht ka pasur shifër më të ulët të rasteve në krahasim me vendet tjera të mëdha të Evropës, ajo shënoi rekord të personave të infektuar për 24 orë me 7.830 raste, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Ne duhet të shkojmë më tutje. Ju bëj apel: takohuni me më pak njerëz, qoftë në shtëpi apo jashtë. Ju lutem, hiqni dorë nga cilido udhëtim që nuk është absolutisht thelbësor, nga çdo ndejë që nuk është absolutisht thelbësore. Qëndroni në shtëpi kur keni mundësi”, tha politikania e njohur

Liderët rajonalë nuk arritën marrëveshje këtë javë për masa të reja të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit. Gjykatat në disa rajone kanë marrë vendime për shfuqizimin e kufizimeve të vendosura nga qeveria qendrore.

Politikanët dhe ekspertët shëndetësorë u kanë bërë apel njerëzve që të marrin masa vullnetare, përtej atyre që janë caktuar nga autoritetet, përfshirë vendosjen e maskave, shmangien e kontakteve të ngushta me të tjerët dhe pastrimin e duarve.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...