Apel për deputetët e kuvendit të kosovës, dhe me theks të veqantë për deputetët e Lipjan-it

PUBLIKUAR

Nga: Ymer TROSHUPA

Të gjithë e dijmë se Qeverisë Kurti iu është dhënë besimi me rastin e marrëveshjes për koalicion, ky besim nuk mundet me humb për një veprim të pa analizuar mirë nga kurti.

Për shkarkimin e Veliut, pertneri në koalicion konkretisht LDK duhet marr masa tjera kundër VV-së por jo të vie deri te rrëzimi i qeverisë… E vlersoj lartë të pjekur dhe të kohës prononcimin dhe qëndrimin e Vjosa Osmanit e cila i fton deputetët të mos e votojnë këtë mocion….

Deputet të nderuar, e konkretisht ju vendas të mi, ne e dijmë që Shteti i Kosovës aktualisht nuk ka fonde rezervë për rastet emergjente, por kuvendi i kosovës edhe ju deputet duhet të keni vullnet për këtë gjendje emergjente dhe të mos e bëni gabimin historik e katastrofal të e votoni rrëzimin e qeverisë…

Fundi i fundit këtë gjë mund ta bëni edhe pas një muaji a dy kur të e kalojmë këtë krizë pandemike, por mos lejoni veten tuaj që në këtë gjendje krize të hyni në faqet e zeza të Historisë….

Derisa Bota është bashkuar dhe sot kan vetëm një armik Corona Virusin, është turp që klasa politike Kosovare këtë virus po e shfytëzon si aleat për luftimin e partive ndaj njëra tjetres….

Andaj kurr nuk është vonë të gaboni, për juve do të bëhet vonë të i përmirësoni gabimet dhe të evitoni pasojat…

Mos voto për rrëzim të qeverisë Mos e leni popullin pa institucione Ju bëni luftë për famë, e ne luftojmë për familje

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...